Lajmet e fundit

Harta e çuditshme për Kosovën që Daçiq e shikon çdo ditë

Në zyrën e ministrit të punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, qëndron e varur një hartë e botës në të cilën janë të shënjuara me ngjyra të ndryshme vendet që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, por edhe të atyre që nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Shefi i diplomacisë serbe, deshi apo nuk deshi, duhet të paktën një herë në ditë të ndalojë sytë tek harta e botës, e cila qëndron e varur në zyrën e tij, transmeton lajmi.net.
Nuk bëhet fjalë për ndonjë hartë të zakonshme, por për një që praktikisht është “semafori” i duelit të vështirë dhe rraskapitës diplomatik për Kosovën. Vendet e shënjuara me ngjyrë të gjelbër janë ato vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kurse me të kuqe ato që e kanë njohur, shkruan gazeta serbe Novosti, transmeton lajmi.net.
Ndërkaq i pyetur nga gazetarët serbë, nëse kjo hartë e mbuluar me xham do të thotë se rezultati i saj do të mbetet edhe për një kohë të gjatë i pandryshueshëm, Daçiq është përgjigjur me optimizëm duke thënë, “do ta heq nga muri për ta shënjuar me të gjelbër, ata që e tërheqin njohjen e Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.