Kryetari i Komisionit për Arsim, Nait Hasani në një prononcim për InfoBox në RTV Dukagjini, kërkoi shkarkimin e Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.
Hasani thotë se në shkarkimin e rektorit, Ramadan Zejnullahu është i përfshirë edhe vet ministri, me qëllim që të ketë ndikimin politik mbi universitetin. Dhe për këtë, sipas tij, duhet shkarkimi i tij.
“Ministri ka marr pjesë drejtpërdrejtë apo indirekt në përgatitjen e terrenit për shkarkimin e rektorit. Interesi i ministrit është që ai ta ketë ndikimin politik mbi Universitetin, dhe universiteti të jetë pjesë ku ai mund të menaxhoj rrethanat. Në vend se të jap dorëheqje Ramadan Zejnullahu, rektor i Universitetit, dorëheqje duhet të jep ministri i Arsimit për implikimet e veta të drejtpërdrejta, pikërisht në fushën e Universitetit si një institucion i pavarur”, ka thënë Hasani