Lajmet e fundit

Hashim Thaçi beson se LDK do ta bëjë president

Shefi i diplomacisë së vendit ka thënë se nuk pret të ketë pengesa në rrugën për t’u bërë shef shteti, siç është paraparë në marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i parë, Hashim Thaçi e ka quajtur vit të suksesshëm 2015-n.

Ai në një intervistë për ‘Epokën e re’ ka thënë se nënshkrimi i MSA-së, tërheqja e një miliard e gjysmë investime nga jashtë dhe krijimi i kornizës ligjore që garanton gjyqësor të pavarur, janë të arriturat kryesore për këta 12 muaj.

Sipas Thaçit, Kosova në rajon është bërë shembull i bashkëjetesës fetare dhe kundërshtimit të radikalizmit dhe të ekstremizmit.

Zëvendëskryeministri tha po ashtu se nuk ka asnjë arsye të vonohen apo të pengohen proceset politike në Kosovë.

Ai po ashtu u shpreh se nuk sheh arsye se do të ketë pengesa në votimin për president.

Leave a Reply

Your email address will not be published.