Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi nuk po e fsheh dëshirën e tij për të qenë president i shtetit. Ai thekson se do t’i respektoj afatet kushtetuese.
“Kur të vij koha edhe para Kuvendit edhe para qytetarëve, do të prezantoj platformën time për të qenë president i shtetit. Thjesht, nuk dua që të jetë vetëm një votim mekanik”, ka thënë ai, raporton Gazeta Blic.
Thaçi ka folur edhe për frontin opozitar.
“Është çështje e funksionimit të tyre”, ka thënë ai në emisionin “Ora e Fundit” në Klan Kosova, kur e ka komentuar këtë iniciativë të opozitës.
I pari PDK-së, ka folur edhe për mundësinë e tërheqjes së nënshkrimit nga ana e kryeministrit për marrëveshjet në Bruksel, transmeton Gazeta Blic. Kjo është vetëm një ëndërr e opozitës, ka thënë Thaçi.