Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, është shprehur i kënaqur me raportimet e KE-së rreth procesit të Kosovës për 3iberalizimin e vizave.
Ai ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë, përkundër asaj që para disa dite, ai i pati quajtur marrëzi veprimet e BE-së.
Ja postimi i plotë:
Komisioni Evropian para pak çastesh miratoi raportin pozitiv për progresin mbi liberalizimin e vizave edhe për Kosovën. Ky vlerësim i Komisionit Evropian ndodhi pas implementimit pothuajse në tërësi të kritereve demokratike.
Kosova është zotuar t’i kryej të gjitha obligimet që dalin nga procesi i zbatimit të liberalizimit të vizave.
Uroj qytetarët e Republikës së Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave dhe falënderoj partnerët tanë evropian për vlerësimin pozitiv. HTH