Zv/Kryeministri i Kosovës, dhe Ministri i Punëve të Jashtëme, Hashim Thaçi ka njoftuar se një hebre hungarez i cili është ekspert i Harvardit amerikan për arkitekturë silamike ka lobuar për Kosovën në UNESCO.
Veprimin e hebreut, Thaçi e ka vlerësuar si fantastik.
Po ashtu, ai këtë e ka vlerësu edhe si një shembull tipik i tolerancës globale fetare dhe miqësisë mes popujve, transmeton gazetablic.com
Shkrimi i plotë i Hashim Thaçit:
Paramendoni sa fantastike është kur një hebre hungarez, ekspert i Harvardit amerikan për arkitekture islamike, lobon për Kosovën në Unesco? Ja shembull i tolerancës globale fetare dhe miqësisë mes popujve. Faleminderit Andras Riedlmayer.