Lajmet e fundit
Hashim Thaçi në Luksemburg: Tani BE duhet të na mbështes, duke hequr edhe regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës”

Hashim Thaçi në Luksemburg: Tani BE duhet të na mbështes, duke hequr edhe regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës”

Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se do të jetë pjesë e një konferencë të nivelit të lartë me të gjithë ministrat e punëve të jashtme dhe të brendshme të shteteve të Bashkimit Evropian në Luksemburg, ku do të diskutohet për sfidën e refugjatëve që ka përfshirë Evropën.

Nëpërmjet Facebook-ut, Thaçi ka konfirmuar se për këtë takim është ftuar nga shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.

Ai ka thënë se Kosova do të tregojë edhe një herë përkushtimin në gjetjen e këtij problemi të ndjeshëm.

“Sot, me ftesën e presidencës së Luksemburgut të Bashkimit Europian dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, znj. Federica Mogherini, do të jem së bashku me të gjithë ministrat e punëve të jashtme dhe të brendshme të shteteve të Bashkimit Europian dhe rajonit në një konferencë të nivelit të lartë në Luksemburg, ku do të diskutojmë për sfidën e refugjatëve që ka përfshirë kontinentin. Unë do ta konfirmoj përkushtimin e Kosovës, që të luaj rol aktiv në gjetjen e zgjidhjeve për këtë problem të ndjeshëm, për të cilin bazuar në vetë historinë e saj, Kosova bashkëndjen në mënyrë të veçantë.

Është kjo një mundësi e mirë që të tregojmë rolin e pazëvendësueshëm të Kosovës në luftimin e trafikimit të refugjatëve dhe në garantimin e sigurisë për qytetarët tanë, për rajonin dhe për tërë Europën. Komuniteti ndërkombëtar gjithnjë e më shumë po e pranon Kosovën si një anëtare aktive. Tani BE duhet të na mbështes, duke hequr edhe regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Të kutjojmë se bashkë me Thaçin, në Luksemburg do të udhëtoj edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.