Duke folur për zgjedhjet presidenciale, Thaçi theksoi se është e mundur që presidentja aktuale e Kosovës Atifete Jahjaga të kandidohet për rizgjedhje, por shtoi se ai është i sigurt se ai do të bëhet president i Kosovës në vitin 2016.
Funksioni i presidentit për Thaçin e konkludua mes tij dhe kryeministrit aktual Isa Mustafa, gjatë marrëveshjes për të formuar qeveri.
Mustafa, paraprakisht deklaroi se nuk do të heqë dorë nga marrëveshja, por u krijua një tjetër moment kur Jahjaga paralajmëroi se është e mundshme të kandidohet shërish për kreun e shtetit të Kosovës
Zgjedhjet për presidentin e Kosovës duhet të mbahen në qershor të vitit të ardhshëm. Në përputhje me legjislacionin e Kosovës, presidentin e zgjedh Parlamenti.