Lajmet e fundit

Hashim Thaçi premtoi në vitin 2010 heqje të vizave për 13 muaj Hashim Thaçi premtoi në vitin 2010 heqje të vizave për 13 muaj

“Brenda 13 muajve do të udhëtoni në të gjitha vendet e Evropës pa pasur nevojë për viza”, këtë premtim ua kishte dhënë 27 dhjetor, Hashim Thaçi qytetarëve të Kosovës. Deklarime e premtime të tilla thuajse ka pasur për çdo vit nga Thaçi, herë si kryeministër e herë si lideri i PDK’së. Por, krejt këto deklarime te tija deri tani nuk janë realizuar. Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mesin të izoluar nga Evropa. Sot BE ia dha edhe një JO kosovareve për të udhëtuar jashtë.

Qytetarët e Kosovës duket se as gjatë vitit 2016 nuk do të mund të udhëtojnë drejtë Evropës pa viza.  Shpërsen për te dal jashtë Kosovës e ka shuar sot BE, duke thënë se Kosova nuk i ka përmbushur ende kushtet për këtë çështje.

Por, nëse shikohen disa deklarime të më hershme të ish-kryeministrit dhe liderit të PDK’së,  Hashim Thaçit atëherë del se kosovaret moti e kanë shkelur Evropën pa viza.
Madje kjo siç ka deklaruar Thaçi ka ndodhur që në vitin 2010.
Qytetarët e Kosovës  brenda 13 muajve  do të udhëtojnë në të gjitha vendet e Evropës pa pasur nevojë për viza”, kishte thënë Thaçi.
Pas shkuarjes së vitit 2010’të pa liberalizim të vizave, kryeministri vazhdoi me premtimet e tij. Ai në nëntor  të vitit 2011, në takimin e nëntë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian ka thënë se pas publikimit të Raportit të Progresit për vitin 2011, Qeveria menjëherë ka nisur procese të rëndësishme me qëllim të adresimit të sfidave të Raportit të Progresit.
“Viti 2012 është vit i procesit të liberalizimit të vizave. Në vitin 2011, institucionet qendrore dhe lokale, kanë shënuar progres të konsiderueshëm në fushën e riintegrimit të personave të riatdhesuar. Kjo është konfirmuar edhe në Raportin e Progresit 2011 për Kosovën, dhe Strategjinë e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”, kishte theksuar Thaçi.
Por as në 2012 nuk ndodhi asgjë konkrete.  Viti 2013 u proklamua si vit i liberalizmit të vizave, gjë e cila as këtë vit  nuk ndodhi.
Kryeministri Thaçi në shtator të vitit 2013 ka theksuar që procesi i liberalizimit të vizave duhet të jetë për gjithë Kosovën prioritet mbi prioritete. Ai u kishte bërë thirrje gjithë akterëve që në mënyrë të përshpejtuar të plotësojnë të gjitha kriteret që dalin nga ky proces duke vlerësuar se plotësimi i kritereve varet kryekëput nga Kosova.
“Është shënuar progres në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave. Jemi dëshmitarë të një progresi të konsiderueshëm, si në fushën e riatdhesimit sigurisë së dokumenteve, menaxhimit të kufijve, luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit si dhe zbatimit të kritereve që ndërlidhen me të drejtat e komuniteteve”, kishte shtuar Thaçi.
Premtimi për liberalizimin e vizave ishte përcjellë edhe në vitin 2014. Kryeministri kishte theksuar se padrejtësia më e madhe që i është bërë shtetit të Kosovës është mosliberalizimi i vizave, pasi që sipas tij, ka njerëz që duan që ky proces të vonohet.

“Ne i kemi implementuar të gjitha standardet e nevojshme që kemi menduar se nevojiten për liberalizimin e vizave. Unë kam premtuar me agjendën që kemi formuar ne. Vonesa është politike në raport me shtetin e Kosovës, nga Brukseli“, kishte deklaruar Thaçi.
Por, as në vitin 2014 kosovaret nuk dolën në Evropë pa viza. Premtimi për heqjen e tyre vazhdoi edhe në vitin 2015.
Këtë vit, zëvendëskryeministri I Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dhënë një intervistë gazetës më të madhe që merret me ekonomi dhe financa në Gjermani “Handelsblatt”.
Duke folur për izolimin shumë vjeçare të kosovarëve, Thaçi ka theksuar se Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga BE që të heqë dorë nga vizat për qytetarët tanë.
“Me heqjen e detyrimit për viza, do të bie migracioni i paligjshëm. Ne në ndërkohë i përmbushim kërkesat e BE-së. Prandaj, unë pres që vitin e ardhshëm, të hiqen vizat nga BE-ja për qytetarët nga Kosova”, ka paralajmëruar ai.
Ai është cituar edhe nga gazeta “Die Ëelt”, Televizioni n-tv, “Tagesspiegel”, “Basler Zeitung, “Merkur” dhe “Rheinische Post”, duke folur për liberalizimin e vizave, zhvillimin ekonomik, MSA-në dhe luftën kundër migrimit ilegalë.
Thaçi ka folur edhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për domosdoshmërinë e krijimit të më shumë vendeve të punës për qytetarët e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.