Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas lajmit të publikuar se filmi kosovar “Shok” u nominua për çmimin Oscar, i ka uruar suksese ekipit në fjalë, raporton KOSOVANEWS.
Ai ka thënë se ekipi do ta ketë përkrahjen e shtetit dhe të gjithë Kosovës.
“Urime, urime, urime! Filmi kosovar #Shok nominohet edhe zyrtarisht për çmimin Oskar. Ekipit i dëshiroj sukses. Do ta keni përkrahjen e shtetit, komunitetit artistik dhe mbarë Kosovës”, ka shkruar Thaçi në facebook.
Ndryshe, filmi “Shok”, është filmi i parë kosovar i nominuar ndonjëherë për Oscar, në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër, Live Action Short Film./KOSOVANEWS/