Lajmet e fundit

Hashim Thaçi rikthen Bajram Rexhepin në PDK (Foto)

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PDK-së ka marrë pjesë edhe Bajram Rexhepi. Kjo është befasuese, pasi ai pak javë më parë në një prononcim për Indeksonline pati thënë se është larguar nga politika krejtësisht.

Ish kryetari i Mitrovicës dhe ish ministri i Punëve të Brendshme duket se është bindur të vazhdojë aktivitetin e tij në PDK.

Besohet se ka qenë pikërisht shefi i tij i partisë, Hashim Thaçi që ia ka mbushur mendjen Rexhepit që mos të largohet dhe të jap kontributin e tij në parti dhe politikë. /Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.