Lajmet e fundit

Hashim Thaçi s’ka përgjigje për dështimet në procesin e njohjeve!

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi duket se nuk ka gjetur përgjigje për dështimin në shtimin e njohjeve për Kosovën. Për më shumë se një vjet në krye te diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi ka arritur që të siguroj vetëm një njohje, duke u bërë kështu ministri më i dobët i Jashtëm që kishte ndonjëherë Kosova, raporton KOSOVANEWS.

Ai në një intervistë të dhënë për medie ka theksuar se Kosova nuk dëshiron të kopjojë modelin palestinez.

“Numri i njohjeve për Kosovën është i fuqishëm – janë 111 njohje ndërkombëtare, janë njohje prej shteteve me të fuqishme të botës. Kosova si shtet nuk ka vetëm partnerë dhe miq, ka edhe hezitues dhe kundërshtarë të saj. Nuk është i lehtë lobimi për njohjen për secilin shtet veç e veç, prandaj e theksoj nuk duhet të pretendoj të kopjojmë modelin palestinez të njohjeve për vendin tonë, por të shkojmë përmes një pune kolosale që po ndodh dhe do të ndodh … dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pra – të anëtarësohemi në OKB dhe me këtë të përmbyllet edhe procesi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë Thaçi në pyetjen e gazetarit të Radio Kosovës sa i përket procesit të njohjeve për Kosovën./KOSOVANEWS/

Leave a Reply

Your email address will not be published.