Fizikanti i shquar, Stephen Hawking, ka pranuar se misteri më intrigues janë gratë, ndërsa ka shtuar se ‘gratë mbesin misteri i pazgjidhur’.
Shkencëtari i është përgjigjur pyetjeve në Reddit, Reddit Ask Me Anything, ku është diksutuar për tema të ndryshme, duke filluar që nga intelegjenca artificial e deri te kënga e tij e preferuar, shkruan express.uk.
Kur u pyet se cili është misteri më i madh në univers, ai u përgjigj thjeshte dhe shkurt: ‘Gratë’.
“Më duhet ta pranoj, edhe pse kam doktoraturë në fizikë, gratë mbesin ende mister për mua,” shtoi ai.
Megjithatë, përgjigjja e tij nuk është pritur nga disa përdoruese të rrjeteve sociale, të cilat më pas kanë komentuar duke shkruar: “Uh, e ke seriozisht?!”, apo ‘ A është ky një justifikim?’.
Kjo nuk është hera e parë që Hawking ka bërë një koment të tillë për gratë, ai pothujase ngjajshëm është shprehur edhe para dy viteve.
Në pyetjet dhe përgjigjjet në Reddit, Profesor Hawking ka pranuar më shumë se 9,000, ndërsa i’u është përgjigjur vetëm 11 pyetjeve.