Lajmet e fundit

Haxhi Arifi, pensionist 67 vjeçar që nuk tërhiqet nga postet

Krye-sindikalisti, Haxhi Arifi, që në muajin korrik të vitit të ardhshëm i mbush 67 vjet, po vazhdon të marrë poste ende nga Qeveria e Kosovës.

Ai sot është riemëruar anëtar në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Këtë post, Arifi e ka mbajtur tani e disa vite, ku edhe ka marrë një pagë goxha të majme. Përveç kësaj, Arifi si pensionist tashmë vjel të ardhura edhe nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ku është kryetar për dy mandate me radhë

Është i pari person që kërkon të zbatohet ligji i punës, e ndër të parët që publikisht dihet se është duke e shkelur ligjin.

Haxhi Arifi si 67 vjeçar po vazhdon të marrë poste në shtet ndërkohë që e drejton Sindikatën e Punëtorëve të Kosovës.

Kështu Arifi, në vend se ta gëzojë statusin e pensionistit, pasi në po bëhen dy vjet që e ka mbushur moshën e pleqërisë, vazhdon t`i mbajë dy poste, atë të kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe anëtarit të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Gazeta Express ka kontaktuar me Arifin për të marrë një mendim lidhur me ri-emërimin e tij në AKP, por ai nuk ka dashur të flas për këtë punë.

“Nuk kam çka të them. Për këtë punë do të flas nesër”, ka thënë Arifi për Express.

Haxhi Arifi nuk e ka të lehtë të dal në pension, duke u nis nga fakti se ai nga postet që mbanë paguhet goxha mirë. Arifi merr 7 mijë e 164 euro pagë vjetore nga Bashkimi i Sindikatave te Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe plus 14 mijë e 862 euro tjera pagë vjetore nga Agjencia Kosovare e Privatizimit AKP.

Gjithashtu Arifi nga Sindikata i ka të mbuluara edhe shpenzimet ditore për udhëtime me “Mercedesin” e tij nga Peja ne Prishtinë dhe anasjelltas.

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), kreu i BSPK-së ka deklaruar në vitin 2014 edhe për pasurinë e paluajtshme.
Një shtëpi 140 mijë euro, veturë “Mercedes” në vlerë 7 mijë euro dhe mbi 13 mijë euro të deponuara në njërën prej bankave te Kosovës.
Për ironi, Haxhi Arifi, sa ishte anëtar në Bordin e AKP’së kishte votuar edhe që te listat e ndarjes së 20 % të ndërmarrjeve të shitura mos të përfshihen punëtorët që kanë mbushur 65 vjet një ditë para se të shitje ndërmarrja – qoftë edhe nëse ata kanë punuar aty për 40 vite.

Haxhi Arifi, për dy mandate është kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe dy herë anëtar i bordit të Agjencisë kosovare të Privatizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.