Lajmet e fundit

Haxhi Shala: BE i ka blerë dëshmitarët e Speciales

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Haxhi Shala, tha se Gjykata Speciale vjen si pasojë e qeverisjes së dobët dhe nga bisedimeve teknike me palën serbe, e pasoja ka me i vuejtë populli.

Megjithatë, ai mendon se akuzat janë krejt të pabaza.

Por kryetari i Komisionit parlamentar për Mbikqyrjen e AKI’s nuk ka frigë se ka me u thirrë nga kjo Gjykatë, e as nuk pranon me dhanë emnat e të akuzuemve të mundshëm.

Deputeti i opozitës thotë se Gjykata po i pregaditë vetë dëshmitarët.

Themelimi i kësaj gjykate asht votue në Kuvendin e Kosovës, derisa dy ditë ma parë, qeveria holandeze caktoi Hagën për seli të Speciales.

Leave a Reply

Your email address will not be published.