Lajmet e fundit

Haxhiu: Amir Gërguri do të mbash përgjegjësi për çizmen mbi kokën e babës tim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje,  Albulena Haxhiu nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka folur për Komandantin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërgurin.

Ajo ka postuar një fotografi ku Gërguri shihet teksa e godet në tokë një njeri, e që ky siç ka thënë Haxhiu është babai i saj që kishte marrë pjesë në protestën e 22 tetorit të vitit 2012.

Haxhiu ka thënë se krimet e tilla nuk vjetërsohen. Ndërsa Gërgurit i ka thënë se njëherë drejtësia do të triumfojë dhe do të mbahesh edhe ti përgjegjësi.

Ky është postimi i plotë i Haxhiut:

“Do të doja shumë që Amir Gërguri ta shihte këtë foto. Është qizmja e zezë e tij mbi kokën dhe trupin e babait tim 62 vjeçar në protestën e 22 tetorit të vitit 2012. Pikërisht në këtë protestë ku nga dhuna policore ndaj qytetarëve humbi jetën Irisi.
Krimet e tilla nuk vjetërsohen asnjëherë!
Drejtësia njëherë do të triumfojë dhe do të mbahesh edhe ti përgjegjës!”

Kjo është edhe fotografia që ka postuar Haxhiu:

amir-dergutiamir-derguti

Leave a Reply

Your email address will not be published.