Albulena Haxhiu e komentuar se qeveria gjatë gji”thë kohës nuk ka treguar dëmin e “Zajednicë”, andaj sipas saj ditën e protestavë (9 janar), Qeverisë aktuale duhet t’i vijë fundit.
Shih postimin e plotë të saj:
Përgjatë gjithë këtyre 4 muajve, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi na kanë thënë se marrëveshja për “Zajednicën” është në përputhje të plotë me frymën dhe çdo shkronjë të Kushtetutës!
Plot 4 muaj në regjim policor, masa të rrepta sigurie çoftë brenda, çoftë jashtë Kuvendit, bastisje të paligjshme të zyrave, dhunë brutale dhe torturë mbi deputetë, aktivistë dhe qytetarë, arrestime të deputetëve dhe mbi 150 qytetarëve vetëm e vetëm pse kundërshtuan marrëveshjet shtetrrënuese!
Merreni me mend një situatë kur opozita do ta kundërshtone “Zajendicen” vetem në konferenca e debate parlamentare, e njëjta tani do të jetësohej dhe do të ishte duke funksionuar!
Andaj një ditë e kësaj Qeverie në pushtet, është një ditë më pak shpresë për këtë vend!
Me 9 janar le të jetë dita e rrëzimit të saj!