Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu tha se gazi lotsjellës nuk u përdor as për presidentin austriak e as për komisionarin Hahn, pasi që përgjegjës për nënshkrimet e marrëveshjeve nuk janë ata, por janë Mustafa e Thaçi, transmeton Indeksonline.
“Sikur edhe te presidenti austriak, ne nxorëm dy parulla, njëjtë vepruam edhe me komisionarin Hahn ku ato kishin mesazh të qartë. Pyetëm se a është ndarja etnike vlerë e Bashkimit Evropian?! Dhe se marrëveshjet e padrejta nuk do të zbatohen. Nuk qe seancë e zakonshme. Nuk pati gaz lotsjellës as për presidentin austriak as për komisionarin Hahn sepse nuk janë përgjegjës për marrëveshjet”, tha Haxhiu në Info Magazinë.
Ajo ka shtuar se nuk do t`i lejojnë të mbahen seancat e radhës deri sa të tërhiqen nënshkrimet.