Lajmet e fundit

Haxhiu: Nuk paraqitem në Prokurori

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se nuk do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë për t’u paraqitur lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Haxhiu në një prononcim për lajmi.net ka thënë se Prokuroria së pari duhet të merret me rastet korruptive, para se të ftojë deputetët e Opozitës.

“Për shkak se veprimet tona në Kuvend janë veprime politike dhe nuk kane fare të bëjnë me drejtësinë. Veprimet e tilla nga ana e prokurorisë janë përpjekje për të ndalur zërat kundërshtues karshi marrëveshjeve të dëmshme. Ka me qindra raste të krimit të organizuar dhe të korrupsionit të këtyre zyrtarëve të korruptuar dhe institucionet e drejtësisë do të duhej të merreshin me këto raste. Kërcënimet e tilla nga prokuroria, nuk na ndalin, përkundrazi. Çfarëdo tentimi për arrestim të deputetëve, do ta tensionojë situatën më tutje. Për këtë mbahet përgjegjës është Qeveria”, tha Haxhiu për lajmi.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published.