Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se dekretimet e sotme për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese po dëshmojnë se nuk është në plan çlirimi i saj nga ndërhyrjet partiake.
“Me gjithë kundërshtimet, Presidentja Jahjaga sot paska dekretuar për gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese ish kandidaten e LDK-së, Selvete Gërxhaliun. Këto dekretime të padrejta e dëshmojnë atë se këta njerëz nuk e kanë në plan çlirimin e Gjykatës Kushtetuese nga ndërhyrjet partiake”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook, duke shtaur se këto dekretime po e thellojnë kapjen kudo me “aparatçikët” partiak në institucionet e pavarura.
Jahjaga, sipas Haxhiut, ka pasur të drejtë kushtetuese të kthejë mbrapsht propozimin e Kuvendit dhe veprimi i sotëm e dëshmon atë që as edhe për këtë rast nuk ka guxim ta kryejë me përgjegjësi postin që mbanë