Lajmet e fundit

Haxhiu : Të jesh udhëheqes i vendit duhet të jesh i gatshëm të ballafaqohesh edhe me argumente ….

Deputetja nga radhet e AAK’së, Teuta Haxhiu për redaksinë e Kosovanews.info , na tregonë se “Ngerçin politik e krijuan Isa Mustafa dhe Hashim Thaqi, si udheheqës të qeverisë dhe si nënshkrues të marreveshjeve të cilat me shum arsyeje po kërkojmë që të anulohen. Natyrisht nëse do të mendonin me kokën e ftohtë dhe të shofin me largë në interes të së ardhmes së Republikës së Kosoves, do te duhej të dalin të vendosur për terheqjen e nënshkrimeve tanime të kërkuara me ngulm edhe nga qytetaret e vendi. Nënshkrimet e mbi 205000 qytetarëve nuk duhet nënvleresuar. Të jesh udhëheqes i vendit duhet të jesh i gatshëm të ballafaqohesh edhe me argumente dhe kunderargumente edhe me miqt tane nderkombetarë.” shprehet për Kosovanews.info , Deputetja e AAK’së Teuta Haxhiu .

Deputetja Teuta Haxhi vazhdonë duke e nda për Kosovanews.info edhe një bised shoqerore që kishte me një ish-Diplomate “Një ish diplomate ( mik i Gjakoves) , kohë me parë gjatë një dreke miqsore na tha” jo gjithqka qe vjen nga nderkombetaret është në interesin e popullit tuaj”, prandaj kur udheheqesit janë vizionarë për të ardhmen e vendit, dhe të vendosur, natyrisht se edhe krizat politike do të kalonin, dhe do menagjoheshin me lehte. Andaj se ne si opozite e bashkuar kemi argumente të forta dhe të sinqerta që të terhiqen këto nënshkrime për të ju kthyer shum punëve që na presin në kuvendin e kosoves .” shprehet për Kosovanews.info , Deputetja e AAK’së Teuta Haxhiu .

/www.kosovanews.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.