Edhe pse ndaj saj ekziston një fletëarrest në fuqi për veprën e njëjtë për të cilën kolegët e saj Albin Kurti dhe Donika Kada Bujupi po qëndrojnë në paraburgim, kjo nuk i ka penguar deputetes Albulena Haxhiu që në Ferizaj të mbajë takim me struktura e VV’së e të flasë për kundërshtimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi.
Haxhiu thotë se ka takuar policë të Kosovës por të cilët sipas saj nuk kanë dashur ta arrestojnë madje edhe i kanë buzëqeshur.
Haxhiu edhe pse në arrati thotë se nuk po fshihet, por në fakt po e vazhdon komunikimin me qytetarët si në Malishevë e Suharekë dhe Ferizaj.
Ndërkohë, është paraqitur edhe deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Faton Topalli. Ai në një intervistë për Interaktiv ka thënë se shumë shpejt do të kthehet në Kosovë nga Zvicra.