Në takim, kryetari Haziri, pasi ka dëgjuar raportimet e të gjithë drejtorëve, ka konkluduar se nëntë muajt e qeverisjes së tij gjatë këtij viti ishin plot sfida, por që tha se e gëzon fakti që ka progresnë shumë fusha, duke shtuar se ka vazhduar qeverisjen me dyer të hapura, duar të pastra dhe me një dietë të ashpër sa u përket shpenzimeve.
Prej sukseseve më të mëdha gjatë nëntë mujorit të punës është vlerësuar ndërtimi 17-të shtëpive për familjet që kanë probleme me banim.
Kryetari Haziri tha se do të vazhdohet me këtë ritëm, derisa siç tha, “t’i nxjerrim të gjitha familjet nga gjendja e rëndë e banimit”.
Te sektori i arsimit, u tha se ka progres sa i përket ngritjes së cilësisë, e që e dëshmon edhe suksesi i nxënësve gjilanas, që gati në të gjitha garat janë kthyer me vendin e parë, të dytëose të tretë.
Ndërkohë, mbi 200 mijë euro janë inkasuar më shumë krahasuar me vitin e kaluar nga lejet e ndërtimit në kuadër tëurbanizmit, pastaj është filluar me hapjen e rrugëvenë“Fiadanishte” për të vazhduar me “Monteeth” e “Livadhet e Arapit”.
Në këtë mbledhje u vlerësuan reformat në administratë, rritja e cilësisë së shërbimeve përmes avantazheve të teknologjinë infiomative, rritja e performancës, implementimii projektit “Telework” etj.
Gjatë kësaj mbledhjeje të kryetarit Haziri me drejtorët komunalë, është vlerësuar suksesi nëimplementimin e katërshes së prioriteteve, ku po vazhdohet me heqjen e lloçit dhe vadave gjithandej territorit të komunës së Gjilanit.
Poashtu, janë përmendur edhe sukseset në sektorin e bujqësisë, bie fjala për rritjen e subvencioneve, dhënia e mekanizimit bujqësor, ndërtimi i rrugëve të arave, ndërkaq u paralajmërua se këto ditë pritet të fillojë shpërndarja e farës së grurit.Në mbledhje janë përmendur sukeset në shëndetësi, kadastër e gjeodezi, kulturë, rini e sport etj.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, paralajmëroi se tre muajt e fundit të këtij viti do të jenëedhe më dinamik në realizimin e projekteve për t’ua bërë jetën më të mirë qytetarëve.
Ndryshe, raporti i kryetarit Haziri për nëntë mujorin e punës do t’i dorëzohet me shkrim asambleistëve të Kuvendit Komunal të Gjilanit, në seancën e radhës.