Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, duke folur për problemet politike në mes qeverisë dhe opozitës, është shprehur se dialogu duhet të shqyrtohet si alternativë për të zgjidhur krizën që e ka kapluar Kosovën që kur u nënshkruan marrëveshjet me Serbinë për Asociacionin e Komunave Serbe e me Malin e Zi për demarkacionin.
“Kryeministri është konstruktiv dhe ka racionalitet në politikë. Atij duhet t’i jepet mundësi dhe hapësirë ta tregojë këtë konstruktivitet. Opozita duhet ta shfrytëzojë dialogun si opsion për zgjidhje”, ka thënë Lutfi Haziri, gjatë një interviste direkte gjatë emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova.