Tre helikopterë të KFOR-it janë duke fluturuar që nga ora 16.00 e ditës së sotme për të ndihmuar zjarrfikësit lokalë për të shuar një zjarr në komunën e Dragashit.
“Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta, autorizoi ndërhyrjen e dy helikopterëve të kontingjentit amerikan dhe një të atij zviceran; kërkesa është përcjellë nga EULEX-i kur zjarri, i shtyrë nga era, afrohej drejt fshatit Gornja Rapca”, njofton KFOR-i.
Helikopterët e KFOR-it gjithashtu kanë ndërhyrë më datën 30 gusht për një tjetër rast zjarri në fshatin Sredskë në afërsi të Prizrenit.