Lajmet e fundit
“Heroinat” përballë Pallatit të Rinisë në kryeqytet

“Heroinat” përballë Pallatit të Rinisë në kryeqytet

Këshilli i drejtorëve aprovoi propozim vendimin për lokacionin e Memorialit për nderimin e kontributit të gruas gjatë periudhës se luftës. Lokacioni, sipas këtij propozim vendimi, caktohet në pjesën e parcelës kadastrale nr. 6204 –1, Zona kadastrale Prishtinë, në pronësi të Komunës, pjesa gjelbëruese përballë Pallatit të Rinisë.

Këshilli i drejtorëve i Komunës së Prishtinës, në mbledhjen e rregullt të tij, të premten ka kaluar në procedurë të mëtutjeshme propozim vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Memorialit në shenjë nderimi për kontributin e gruas gjatë periudhës së Luftës 1998–1999.

Sipas rregullave, ky propozim vendim, për të marrë fuqinë ligjore duhet të aprovohet fillimisht në Komitetin për Politikë dhe Financa, në mënyrë që me pastaj të votohet në Asamblenë Komunale të Komunës së Prishtinës.

Lokacioni, sipas këtij propozim vendimi, caktohet në pjesën e parcelës kadastrale nr. 6204 – 1, Zona kadastrale Prishtinë, në pronësi të Komunës, pjesa gjelbëruese përballë Pallatit të Rinisë.

Në këtë mbledhje të Këshillit të Drejtorëve u aprovua edhe propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Teatrit të Qytetit “Dodona”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.