Me siguri secila prej nesh ndonjëherë është përballur me paraqitjen e herpesit. Kruarja, paraqitja e fluskave,dhe në fund dregëza që shpërthen- të gjitha këto janë gjëra që na presin me paraqitjen e herpesit.
Si mundet që në mënyrë të lehtë ta shërojmë atë, e që mos të përdorim kremat nga farmacitë? Ja zgjidhja:
Soda e bukës
Sugjerohet që të vloni 100 ml ujë, pasta jt`i shtoni 1 lugë kafeje me sodë të bukës, e përzieni. Kjo përzierje vendoset në buzë disa herë në ditë.
Kripa e kuzhinës
Sasi të vogla të kripës vednosen në vendin e sëmurë, përsëriteni disa herë në ditë.
Lëvozhga e vezës
Mbështjellësi që ndodhet në pjesën e brendshme të lëvozhgës së vezës ka cilësi kundër ndezjes. Merreni një lëvozhgë dhe vendoseni pjesën e brendshme në vendin e sëmurë.
Hudhra
Hudhra është mjet natyror antivirusal. Dy copëza të saj duhet t`i përzieni me 1 lugë pavllakë, 1 lugë miell dhe 1 lugë mjaltë. Do të fitoni një kremë natyrore kundër herpesit, me të cilën duhet të lyeni pjesët e sëmura.
Pika propolisi
Me disa pika propolisi e lyeni pjesën e sëmurë, e pastaj që të mos formohet shtresë e fortë e lëkurës e lyejmë me kremë nga kamomili. Pas 2-3 orëve e përsërisim provedurën, 3-4 herë në ditë.
Vaj eterik
Sugjerohet aplikimi në vendin e sëmurë çdo dy orë. Pas dy ditëve do ta harroni problemin