Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë arrestuar një person nga Komuna e Suharekës, për të cilin dyshohet se ka pasur kontakte me grupin e tre të dyshuarve nga rajoni i Prishtinës, të përfshirë në rastin e vrasjes së Egzon Mazrekut dhe plagosjen e babait të tij, javën e kaluar në fshatin Sopi, shkruan sot Koha Ditore.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, ka konfirmuar ndalimin e të dyshuarit nga Komuna e Suharekës, me qëllim të intervistimit të tij në lidhje me rastin e vrasjes së rëndë.