Trajneri i ri i Chelseat, Guus Hiddink ka kërkuar që ish-sulmuesi i skuadrës londineze të bëhet asistent i tij.
Pas shkarkimit të Jose Mourinhos, Chelsea, ka emëruar holandezin Guus Hiddink në krye të skuadrës deri në përfundim të stinorit.
Hiddink është duke e përzgjedhur stafin, me të cilin kërkon që ta largojë skuadrën nga fundi i tabelës së Premierligës, dhe ai i ka kërkuar ish-sulmuesit të ‘bluve’, Didier Drogbas që të bëhet asistent i tij, transmeton KosovaPress.
“Do të doja që ai të jetë pjesë e stafit tim”, ka thënë Hiddink për ‘Fox Sports’, kur është pyetur për mundësinë që Drogba të jetë asistent.
“Por ai ka kontratë me Montreal në MLS, ndonëse sezoni atje ka përfunduar”.
“Përkundër të gjithave unë e dua Drogban në klub”, përfundoi holandezi 69-vjeçar.