Me ndërmjetësim të BE-së, është arritur marrëveshja që Prishtina nesër në ora 9 në mëngjes të ndalojë se shkeluri marrëveshjen e CEFTA-s dhe do të heqë bllokadën për hyrjen e kamionëve serbë në Kosovë që bartin naftë apo gaz nga Serbia.
Kështu kanë thënë për Tanjug zyrtar të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, transmeton Indeksonline.
Në këtë Zyre kanë theksuar se palët janë pajtuar se me qëllim të zgjidhjes së qëndrueshme të këtij problemi, javën e ardhshme të mbahet raund i veçantë i dialogut në nivel të ekspertëve.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës nuk ka lejuar hyrjen e kamionëve nga Serbia përmes pikave kufitare me materie të rrezikshme si naftë dhe gaz.
Kjo është bërë për shkak se Qeveria e Serbisë e ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s duke mos lejuar që këto materie (gaz dhe naftë) nga Kosova mos të hyjnë në Kosovë, pasi që nuk i ka pranuar dokumentacionet e lëshuar nga Republika e Kosovës.