Lajmet e fundit
Historia prekëse e refugjatit sirian: Si më shpëtoi jetën polici shqiptar

Historia prekëse e refugjatit sirian: Si më shpëtoi jetën polici shqiptar

Historia prekëse e refugjatit sirian: Si më shpëtoi jetën polici shqiptar

Kjo është historia e Muhamedit, refugjatë sirian, që ashtu si qindra mijëra bashkombas të tij, është larguar nga Siria për t’i shpëtuar vdekjes. Ai ka shkuar fillimisht në ishullin Kos të Greqisë, por aty është keqtrajtuar nga policët dhe është përzënë, raporton Tema.

Muhamedi rrëfen se si është ndihmuar nga një polic shqiptar, që i ka marrë në shtëpinë e tij dhe i ka strehuar. Rrëfimi i tij sillet nga Humans of New York: “Ishulli ku zbritëm quhej Samothrace. Ishim të lumtur që kishim mbërritur aty. Nisëm të ecim drejt stacionit të policisë për t’u regjistruar si refugjatë. Madje i kërkuam dikujt anës rrugës të njoftonte policinë për ne. U thashë refugjatëve të tjerë që të më linin mua të flisja meqë dija anglisht. Pak më vonë erdhën dy makina Jeep të policisë me shpejtësi dhe që ndaluan duke kërcitur frenat. Ata silleshin sikur ne të ishim vrasës dhe ata po na kërkonin. Na drejtuan armët duke na bërtitur: “Duart lart!”. U thashë: “Ju lutem, ne sapo jemi arratisur nga lufta. Ne nuk jemi kriminelë!” Ata thanë: “Pusho ore Malaka”. Nuk do ta harroj kurrë këtë fjalë: “Malaka, Malaka, Malaka.” Të gjithë na thërrisnin në këtë mënyrë. Na mbyllën në burg. Rrobat tona ishin të lagura dhe ne nuk patëm mundësi të ndaleshim t’i thanim. Nuk mund të flinim. Ende mund ta ndiej të ftohtën që më hyri në kockë. Iu luta komandanti të na jepte për të pirë. Sërish, ai tha: “Pusho Malaka!” Nuk do ta harroj fytyrën e tij për të gjithë jetën. Ai kishte një boshllëk mes dy dhëmbëve të parë dhe pështynte kur fliste.

Ai zgjodhi të shihte 7 njerëz duke vuajtur nga etja për 3 ditë dhe që i luteshin për ujë. Shpëtuam vetëm kur na hipën në një varkë dhe na dërguan në një kamp në tokë. Për 12 ditë qëndruam aty derisa vendosëm të niseshim drejt veriut. Ecëm për 3 ditë. Nuk kemi ngrënë asgjë përveç gjetheve. Si kafshë. Kemi pirë ujë nga lumenj të pistë. Këmbët mu enjten sa mu desh të hiqja këpucët. Kur arritëm kufirin me Shqipërinë na gjeti një polic shqiptar dhe pyeti nëse ishim refugjatë. Kur i thamë “po” na tha se do të na ndihmonte. Na kërkoi që të fshiheshim në pyll derisa të binte nata. Nuk i besova atij njeriu, por isha shumë i lodhur për të ecur. Kur ra nata ai erdhi dhe na mori me makinë. Më pas shkuam në shtëpinë e tij ku na mbajti për një javë. Na bleu rroba të reja. Na ushqeu çdo natë. Ai më tha: “Mos ki turp. Edhe unë kam jetuar në luftë. Ju tani jeni familja ime dhe kjo është shtëpia juaj gjithashtu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.