Lajmet e fundit

Historianët e Deçanit demantojnë pjesëmarrjen e Jahjages e Nishanit në ceremoninë për Isa Boletinin

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, para pak qaste ka marrë një njoftim se në Akademinë Përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës, me rastin e shënimit të 100 vjetorit të varjes se heroi kombëtarë Isa Boletini, marrin pjese edhe Presidentja e Republikës se Kosovës Atifete Jahjaga dhe Presidenti i Republikës se Shqipërisë Bujar Nishani.

Njoftimi sipas burimeve të Portalit Telegrafi, nuk janë të sakta sepse ende ne nuk e kemi një listë zyrtare të konfirmuar për pjesëmarrje në këtë ceremoni.

Ne, konfirmojmë se në këtë akademi do të jenë prezent përfaqësuesit me të lartë të shtetit tone, ndërsa nuk e konfirmojmë pjesëmarrjen e Presidentes Jahjaga dhe të Presidentit Nishani.

Po ashtu theksojmë se prezenca e çdo figure të lartë publike e Kosovës dhe e Shqipërisë e nderon jetën dhe veprën e heroi kombëtarë Isa Boletini.

Ne, informojmë mbarë opinionin se Akademia Përkujtimore e përpara për datën 22 janar 2016, në ora 11:00, do të mbahet një dite para me 21 janar 2016, ditw e enjten, në ora 11:00. Ndryshimi i datës është bërë për shkak të aktiviteteve të ngjeshura me 22 dhe 23 janar 2016, për vendosjen dhe përgatitjen e ngjarjes se Saraj të Shkupit.

Po ashtu konfirmojmë se Akademia do të mbahet nën përkujdesjen e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

Me anë të kësaj komunikate, lusim mediat e shkruara dhe elektronike se për çdo aktivitet ne kemi qenë të saktë dhe me kohë e kemi bere njoftimin. Çdo burimi i cili thirret në ne dhe që nuk është i konfirmuar zyrtarisht nga ne, ne nuk marrim përgjegjësi morale as publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.