Lajmet e fundit
Historianët e Deçanit urojnë Rasim Selmanajn për rizgjedhjen kryetar i Deçanit

Historianët e Deçanit urojnë Rasim Selmanajn për rizgjedhjen kryetar i Deçanit

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, uron Rasim SELMANAJ, për rizgjedhjen në mandatin e dytë në detyrën e Kryetarit të Komunës së Deçanit, në zgjedhjet e dyta lokale në Kosovën shtet të pavarur dhe sovran të mbajtura në fillim të muajit nëntor të këtij viti.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, shprehet e përkushtuar që edhe në mandatin e ardhshëm katër (4) vjeçarë të z.SELMANAJ, do të vazhdoj bashkëpunim në nivelin me të lartë në mes të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan dhe Komunës së Deçanit, ashtu siç bashkëpunuam në katër vitet që lamë pas të mandatit të parë të Kryetarit SELMANAJ.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, shpreson së në planin e punës së Kryetarit Rasim SELMANAJ për vitin 2014, do të jetë edhe mbeshtetja e makro-projektit të LHK “Ali  Hadri” dega në Deçan, për organizimin e Konferencës shkencore “Deçani nga lashtësia deri me 1999”, projekt i cili do të mbledh emrat me eminen të historigorafisë shqiptare, si dhe në botimin e numrit të parë të Revistës shkencore “Gjurmime historike” organ i LHK “Ali Hadri” dega në Deçan. Thuhet në njoftimin e Kryesia së LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, të nënshkruar nga Koordinatori Mr.Shkodran IMERAJ.

Leave a Reply

Your email address will not be published.