Gjatë tryezës së zhvilluar sot në Tiranë nga Lëvizja Vetëvendosje, edhe historianë shqiptarë, si Pëllumb Xhufi, dolën kundër projektit të Zajednicës duke e quajtur atë “një gjëmë e madhe për Shqipërinë dhe Kosovën”.
Xhufi tha se ka shumë motive për tu shqetësuar, duke filluar që nga kuptimi racor e deri te rreziku që në të ardhmen “Zajednica” mund të kërkojë të zgjerohet me komuna shqiptare, pasi kompetencat janë.
“Shumë gjëra po ndodhin jashtë vëmendjes, jashtë interesit qytetar, të institucioneve, mes tyre dhe kjo gjëmë e fundit, që unë do ta quaja vërtet gjëmë, siç është marrëveshja e gushtit me Serbinë. Më shqetëson shumë fakti që të drejtat që u jepen komunitetit serb në këtë marrëveshje. Këto kanë një karakter ekspansiv dhe problemi është se u njihet e drejta që kjo Zajednicë të pasurohet me komuna të reja në të ardhmen. Po me çfarë do zgjerohen? Ka ndonjë komunë që ka ngelur me shumicë serbe në Kosovë që nuk bën pjesë në Zajednicë? Jo! Rezultati i fundit i kësaj është kompaktësimi i komunitetit serb. Dihet rezultati ku do dilet dhe çfarë do kërkojnë më tej serbët”, tha Pëllumb Xhufi, historian. /kp/