Lajmet e fundit
Hodzic: Veprimi i OSBE-së në Mitrovicën veriore, i papërgjegjshëm

Hodzic: Veprimi i OSBE-së në Mitrovicën veriore, i papërgjegjshëm

Kandidatja për kryetar të Mitrovicës Veriore, Adriana Hodzic, gjatë një prononcimi për KTV-në, ka shprehur zhgënjimin e saj me incidentet në Mitrovicën veriore, ku janë sulmuar qendrat e votimit, janë lënduar disa persona dhe është shkatërruar materiali zgjedhor nga ana e huliganëve serbë.

“Duke qenë vetë prezente në vendin e ngjarjes, i kam parë se si qytetarëve të asaj pjesë të Kosovës iu është rrezikuar jeta. Krejt kjo ngjarje ka ndodhur në prezencën e Policisë së Kosovës. Nuk e di pse Misioni Evropian për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) ka vendosur që t’i mbyllë vendvotimet dhe të largohet, duke i lënë qytetarët të pambrojtur. Në procesin e sotëm të votimit qytetarët janë të vetmit akterë të cilëve iu është rrezikuar jeta. Akterët tjerë kanë qenë prezent në vendvotime, por asgjë nuk kanë rrezikuar, sepse nuk kanë pasur strategji për t’i evakuuar qytetarët. Ata kanë qenë shumë jo serioz. Në Mitrovicën veriore ka një gjendje të tensionuar, unë lutem që mos të ketë dëme në njerëz”, ka theksuar Hodzic.

Leave a Reply

Your email address will not be published.