Lajmet e fundit

Hollande anulon pjesëmarrjen në Samitin G-20

Presidenti i Francës, François Hollande, ka anuluar vizitën e tij në Turqi ku kishte planifikuar të merrte pjesë në Samitin e liderëve të vendeve të grupit G-20, pas sulmeve terroriste që kanë tronditur Parisin mbrëmë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Pallati presidencial Elysee bëjnë të ditur se presidenti francez, Hollande, pas sulmeve terroriste që rezultuan me mbi 100 të vrarë dhe një numër të madh të të plagosurve, ka anuluar pjesëmarrjen në Samitin G-20, që do të zhvillohet më 15 dhe 16 nëntor në Antalya të Turqisë.

Siç theksohet ai do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Laurent Fabius dhe ministri i Financave, Michel Sapin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.