Lajmet e fundit

Hollande i drejtohet popullit francez: Nuk i kemi dhënë fund luftës me terrorizmin

Viti 2015 ishte një vit i vështirë dhe i përgjakshëm për Francën por kreu i shtetit në fjalimin e parë për këtë Vit të Ri drejtuar popullit francez, u shpreh krenar për vendin dhe qytetarët e tij.

Fransua Hollande uroi francezët në një fjalim tradicional, vetëm 7 javë pas sulmeve terroriste që tronditën Parisin dhe mbarë botën, në prag të 1 vjetorit në redaksinë e revistës satirike “Charlie Habdo”.

“Këto tragjedi do të mbeten gjithnjë në memorien tonë. Dhimbja nuk do të lehtësohet kurrë. Por pavarësisht tragjedive, Franca nuk u dorëzua. Në vend të lotëve, ajo qëndroi e fortë. Përballë urrejtjes, ajo tregoi vlerat e saj, ato të një Republike. Zonja dhe Zotërinj, jam krenar për ju. Në këto rrethana ju treguat vendosmërinë, solidaritetin dhe vetëpërmbajtje”.

Franca mbetet ende nën masa të rrepta sigurie, me mbi 10 mijë ushtarë të shpërndarë përqark të gjithë vendit, ndonëse Hollande tha se nuk ka vend për vetëkënaqësi.

“Ju detyrohem gjithnjë të vërtetën. Nuk i kemi dhënë fund luftës me terrorizmin. Kërcënimi ekziston ende, madje tani është më i fortë. 2015 ishte viti i vuajtjes dhe rezistencës. Ndaj le ta bëjmë 2016, vitin e kurajos dhe shpresës”.

Tradicionalisht Parisi ndez festimet për Vitin e Ri me një spektakël të vërtetë fishekzjarresh në “Champs Elysees” në Paris por këtë vit atmosfera nuk ishte e njëjtë.

Pas mesnatës, presidenti u takua me personelin e sigurisë dhe ato të shëndetësisë. Ndërsa 650 mijë vetë kishin dalë në rrugët e Parisit për festuar vitin e ri 2016, për sigurinë e tyre u kujdesën 11 mijë forca policie, zjarrëfikës dhe ushtarë, 2 mijë më shumë se një vit më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.