 |
Dashi |
Keni shumë dëshirë të bëni shaka dhe të dilni me ata persona me të cilët ndjeheni mirë. Organizoni diçka për ditën e sotme dhe do të keni shumë vizita. |
 |
Demi |
Ata që ju vlerësojnë do të pranojnë patjetër të bëjnë një sakrificë për ju. Edhe pse mund të mos e kërkoni me tonin e duhur përsëri do të dini të jeni të sjellshëm pak më vonë. |
 |
Binjaket |
Do të vëreni se jeni tallur me zjarrin dhe tashmë dikush ka vendosur të hakmerret ndaj jush. Të paktën përpiquni të mos përkeqësoni gjendjen. |
 |
Gaforrja |
Po e mbysni veten me dyshime dhe po rendni drejt fantazmash të kota. Nëse bisedoni me partnerin do të shikoni që gjithçka është pjellë e fantazisë suaj. |
 |
Luani |
Për të gjithë ju kjo ditë do të jetë e qetë dhe pa ndonjë komplikacion të mundshëm. Qetësohuni dhe për një debat që keni patur në punë. Nuk do të ndodhë asgjë. |
 |
Virgjeresha |
Megjithë sensin tuaj të mirë nuk do t’i mbushni dot mendjen partnerit t’ju ndjekë në një aventurë pak të rrezikshme për gustot e tij. |
 |
Peshorja |
Nëse prisni pak nuk do të humbisni asgjë përkundrazi do të arrini të bëheni pjesë e një tavoline shumë të këndshme. Mbrëmja do t’ju lërë në gjumë. |
 |
Akrepi |
Paraqitet shumë e mirë dita në planin financiar. Dikush do t’ju kthejë një borxh të vjetër ose mund të keni një rritje rroge që nuk e prisnit. |
 |
Shigjetari |
Edhe pse sot do t’ju akuzojnë se i merrni shumë lehtë gjërat, ju do të ndiqni instiktin. Duhet gjithmonë të kujtoni se jeta është e juaja dhe e dini vetë se çfarë duhet të bëni. |
 |
Bricjapi |
Në planin praktik prisni që gjërat të ecin përpara vetë sepse ju keni vënë gjithçka në vijë. Do të dëgjoni disa leksione të mërzitshme sot megjithatë nuk mund të kundërshtoni. |
 |
Ujori |
Idetë tuaja do të vlerësohen nga të gjithë dhe nga ata që deri tani nuk e vlerësonin shumë punën tuaj. Festoni për suksesin me personin tuaj të zemrës. |
 |
Peshqit |
Sot jeni shumë të nervozuar dhe dikush do të përfitojë nga kjo gjendje për të marrë meritat tuaja. Qëndroni në distancë nga një bisedë familjare. |