Lajmet e fundit

Hoti dhe Simiq flasin për komunat veriore

simiq hotiZëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti ka pritur sot në takim kryetarin e Listës Serbe, Sllavko Simiq më të cilin biseduan rreth bashkëpunimit mes MKRS-së dhe komunave në përgjithësi, me theks të veçantë ato në pjesën veriore.
Hoti dhe Simiq biseduan për fushën e legjislacionit, funksionalizimit të bashkëpunimit në kuadër të Republikës për të gjitha komunat e vendit, në fushën e kulturës, trashëgimisë, rinisë dhe sportit.
“Me theks të veçantë, u bisedua rreth shtrirjes së aktiviteteve në komunat e Zubin Potokut, Leposaviqit e Zveqanit, nëpërmjet projekteve dhe nismave konkrete”, thuhet në njoftim.
Zëvendësministri Hoti theksoi se bashkërendimi i veprimeve dhe ndërtimi i një bashkëpunimi të mirëfilltë është i rëndësisë së lartë drejt përmbushjes se nevojave të komunitetit serb në Kosovë, në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.
Të dy u dakorduan që në të ardhmen të bëhen vizita në komunat e pjesës veriore të vendit dhe të zhvillohen takime me përfaqësues të të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë pjesë, në mënyrë që të shihen nevojat konkrete në fushat të cilat i mbulon MKRS.
Temë diskutimi mes zëvendësministrit Hoti dhe kryetarit Siniq ishte edhe procesi i zgjedhjes së presidentit të vendit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.