Lajmet e fundit

Hoti: Dogana e Kosovës pritet të mbledhë 946 milion euro

Ministri i Financave Avdullah Hoti ka treguar se Dogana e Kosovës këtë vit pritet të mbledhë 946 milion euro, që është 55% e të hyrave të përgjithshme në buxhet gjatë këtij viti, përfshirë edhe të hyrat nga huamarrja e brendshme dhe e jashtme.

Hoti këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook duke thënë se zyrtarët doganorë përballen vazhdimisht me rreziqë dhe meritojnë përkrahje për këtë, transmeton Klan Kosova.

“Zyrtarët doganorë çdo ditë po përballen me rrezikun që vjen nga kontrabanda e mallrave, rrezik që përfshinë edhe jetën e tyre. Këta zyrtarë meritojnë mirënjohjen e secilit qytetarë për angazhimin e tyre në funksion të sigurimit të të hyrave dhe ruajtjes së tregut vendor”.

“Rrezikimi i jetës të zyrtarëve doganorë në përpjekje për të parandaluar kontrabandën, duhet të shërbejë si alarm për organet e rendit për të qenë shumë efektive në kapjen e kontrabandistëve dhe vënien e tyre para drejtësisë”, ka thënë ai më tej.

Ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave do të ofrojë gjithë mbështetjen e nevojshme për zyrtarët doganorë për të kryer punën e tyre në mënyrë të pacenuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.