Lajmet e fundit

Hoti : Fuqia është më e madhe se forca e juaj!

Diellza Hoti
Si kryetare e re e Aleancës së të Rinjve të Kosovës (AKR) dhe si qytetare e këtij vendi, nuk mundem të qëndroj indiferente ndaj realitetit të dhimbshëm dhe ndaj gjendjes shpresë vrasëse që po mbretëron në Kosovë, prandaj po ndaj me ju disa pika për të cilat shpreh shqetësim të thellë. E para është injorimi i pushtetit ndaj kërkesave tona si subjekt opozitar dhe si pjesë e opozitës së bashkuar, që në mesin e qeveritarëve të verbër, dëshmuan se kanë sy. E dyta është sigurisht dëmi që e shkaktuan partnerët e koalicionit në raport me vendin, me këto dy marrëveshje e që është akt i pa pranueshëm dhe me pasoja të përhershme. Dhe e treta është mënyra se si këta të fundit u thirrën në numra, apo thënë troç u thirrën në forcë, ama e harruan fuqinë!
E fuqia është populli i Kosovës që historikisht iu ka rezistuar forcave me të vetmin argument, me të shenjtin argument: të vërtetën! Ne sot jemi përballë një situate qe secili kërkon zgjidhje, por zgjidhja nuk vjen nga ata që në vitin 2015 burgosin një deputete femër, e cila tentoi ta ruaj me çdo kusht, në çdo formë sovranitetin e Kosovës, aq më tepër e burgosin në prezencë të fëmijëve të saj duke e trajtuar si një kriminele, e jo si një deputete që është zgjedhur nga populli, që përfaqëson popullin, dhe që qëndroi e palëkundur për popullin! Si një vajzë e re, që nuk më karakterizojnë paragjykimet, po e shpreh habinë dhe shqetësimin tim. Pse lirohen deputetët që ishin në UÇK, e që janë burra por mbahet një deputete femër që nuk e kundërshtoi arrestimin? Kur rrugëve të lirë bredhin plot kriminelë e trafikantë por ju arrestoni votën e popullit, të zgjedhurën e popullit atëherë, cili qytetar ndihet i sigurt dhe shpreson në një të ardhme me perspektivë? Çfarë shteti na siguroni ne brezave të rinj, ju të pushtetit që po sakrifikoni njerëz vetëm për të ruajtur stabilitetin tuaj politik? Mjaftojnë këto dy marrëveshje që e bëjnë historinë tonë të dhimbshme, por po vazhdoni ta bëni edhe të turpshme! Parimet themelore të demokracisë nuk kanë vlerë më sepse ju i asgjësuat ato!
Unë besoj dhe e vlerësoj shumë luftën e UÇK-së, aq sa besoj edhe në lirinë dhe barazinë njerëzore që ma ofron kjo qeveri. Pushtetarë të Kosovës, do t’ju sfidojmë në të gjitha veprat shkatërruese që po i bëni. Fuqia është më e madhe se forca e juaj!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.