Lajmet e fundit

Hoti: Pagat duhet të rriten edhe në sektorin privat

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, e ka cilësuar vitin 2015 si vit mjaftë sfidues, por i cili sipas tij, është karakterizuar me një stabilitet financiar. Një ndër punët e mira që kanë bërë gjatë vitit që e lamë pas, Avdullah Hoti gjatë në një interviste për Telegrafin e konsideron pakon e re fiskale, rritjen e asistencës sociale dhe përkrahjet e tjera. Ai ka thënë se përveç rritjes së pagave në sektorin publik, gjatë vitit 2016 duhet te ketë rritje pagash edhe në sektorin privat.

“Vitin që po lëmë ka qenë një vit i sfidues, por i suksesshëm në aspektin e zhvillimit ekonomik si dhe në financat publike. Sfidat nuk janë të vogla, meqë jemi vend në tranzicion dhe me nevoja të shumta për investime publike, si në pjesën e infrastrukturës zhvillimore ashtu edhe në mbrojtjen dhe avancimin e pozitës sociale të qytetarëve. Në veçanti, në këtë vit u sfiduam me vendime të bartura për mbështetje financiare të shtresave të ndryshe sociale, ku për disa nga to mbulesat financiare nuk ishin të bollshme”, ka thënë Hoti.

“Me amendamentin e Ligjit mbi Financat Publike kemi ndërtuar mekanizëm ligjor, i cili do të kujdeset për rritjen e pagave në sektorin publik. Në bashkëpunim me FMN-në kemi vlerësuar se pagat në sektorin privat duhet të rriten në proporcion me normën nominale të rritjes ekonomike, pra ngritja e pagave të jetë e lidhur ngushtë me një indikator të zhvillimit ekonomik. Dhe me këtë, do të korrektojmë disbalancet ekonomike ashtu që rritja e pagave të jetë në përputhje me ngritjen e produktivitetit të gjithëmbarshëm ekonomik.

“Megjithatë, gjatë vitit 2015 kemi arritur që të rrisim pagat nga 4% deri në 22%, që mesatarisht është rreth 7% për shkak të përvojës së punës. Ne kemi rritur për 25% asistenca sociale për 27 mijë familje që janë në këtë skemë; të rrisim për 34% buxheti për skemat pensionale të financuara nga shteti për mbi 40 mijë pensionistë kontribut dhënës; është ndarë buxhet i mjaftueshëm për kompensimin e përvojës së punës për 80 mijë të punësuar në sektorin publik për gjithë vitin, që është një kosto prej 40 milionë euro.”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.