Ministri i Financave Avdulla Hoti i cili ishte i ftuar në Zonën B në Klan Kosova, ka thënë se Ligji i RTK-së ka paraparë një financim transitor që ka përfunduar në prill të këtij viti.
“Unë e kam paralajmëruar Kryetarin e kuvendit dhe Kryetarin e Bordit të RTK-së se pas muajit prill nuk ka bazë ligjore qe RTK të financohet nga buxheti i shtetit”.
“Ne nuk mund të fusim në ligj diçka që është antiligjore, duhet Kuvendi të gjejë një zgjidhje, sepse unë jam përgjegjës për financat dhe duhet të jap përgjegjësi para kryeministrit”.
“Ne e kemi dorëzuar dokumentin e buxhetit pa financimin e RTK-së sepse kështu thotë Ligji, por në dy leximet që do ti bëhen këtij dokumenti, Kuvendi mund të vendos se si do të bëhet financimi i televizionit publik”.
“Ne nuk i kemi paraparë këto financa në buxhet, por Kuvendi vendos çka do të largojë nga buxheti që ta financoj RTK-në”