Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria po përpiqet që të gjitha shkollat e Kosovës t’i pajisë me qasje në internet.
Ai në profilin e tij në Facebook, i inspiruar nga fjalimi i pronarit të këtij rrjeti social Mark Zuckeberg në Kombet e Bashkuara, ka thënë se interneti është një domosdoshmëri e kohës sonë.
“Adresimi i Mark Zuckerberg në Kombet e Bashkuara thekson qartë rëndësinë që bota i jep qasjes ne internet për të gjithë. Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës po punon në gjetjen e financimit për një projekt prej 30 milionë euro për informatizimin e plotë të shkollave në mbarë Kosovën”.
Zuckeberg gjatë një fjalimi të tij në Kombet e Bashkuara, kishte thënë se qëllim global është shpërndarja e internetit në tërë botën. Sipas tij kjo është një qëllim universal dhe sfidë për liderët e vendeve dhe qeveritë e tyre.
“Ta lidhim botën është një sfidë fundamentale e gjeneratës tonë. Më shumë se 4 miliardë njerëz nuk kanë qasje në internet, por ti që e ke parë këtë mesazh ke. Ndaje me të gjithë dhe bashkoju thirrjes tonë për internet në mbarë globin”, është shprehur Zuckeberg.