Ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur optimist rreth heqjes së barrikadës mbi lumin “Ibër”.
Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur besimin në miqtë evropianë dhe amerikanë se do të mbikëqyrin implementimin e kësaj marrëveshjeje që ndihmon në lëvizjen e lirë të qytetarëve.
“Integrimi i qytetit duhet të ndodhë, ngadalë por sigurt dhe me mjete paqësore, duke krijuar ambient më të mirë për jetë dhe biznes”, tha Hoti.
Sot, një kompani e angazhuar nga Bashkimi Evropian ka nisur rivitalizimin e urës së “Ibrit”, apo “Parkut të Paqes” siç ishte quajtur nga strukturat e pjesës veriore atje.