Lajmet e fundit

Hoti: Sigurimet shëndetësore nuk nisin në janar

Sigurimet shëndetësore nuk do të nisin më 1 janar, këtë e ka konfirmuar Ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë se nuk janë bërë përgatitjet e nevojshme për të nisur sigurimet shëndetësore.

“Ministri i Shëndetësisë, ka vlerësuar se nuk janë bërë përgaditjet e nevojshme për të nisur sigurimet shëndetësore”, ka thënë Hoti në emisionin Zona B në Klan Kosova.

Ai ka thënë se duhet edhe shumë kohë për t’u përgatitur, dhe se është e pamundshme që të fillohet me sigurimet shëndetësore në janar.

“Duhet edhe shumë për t’u përgaditur, e po shihet që nuk mund të nisim më 1 janar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.