Të Rinjët e Frontit Opozitarë sot kanë mbajtur takimin e tyre të radhës mobilizues për protesten e paralajmruar me 9 janar . Përveq liderve nga fronti opozitarë aty murren fjalen edhe lideret e të rinjve ku Kryetarja e Forumit Rinor të AAK’së , Diellza Hoti potencoi se”Do të doja që sot qeveritarët të na sjellnin rezultate dhe ngritje në rrafshet politike, ekonomike e sociale, të na mundësonin të lëvizim të lirë pa viza si bashkëmoshatarët evropianë, të na sjellnin alternativa për rini efektive, por jo, në vend të tyre na kanë sjellur dy marrëveshje të cilat përpos që ngacmojnë kufijtë territorial ngacmuan edhe durimin e të gjithë atyre që e duan Kosovën sovrane dhe unike.
Diellza Hoti vazhdoi duke potencuar se Mos të pranojmë t’iu lëmë pasardhësve trashëgimi një gjysmë Kosovë, mos të pranojmë këtë sistem qeverisës të gabuar. por të vazhdojmë rezistencën më 9 janar, ashtu siç bëjnë atdhedashësit. Ne nuk kemi kohë për retorikë, ne duhet të fillojmë t’i shërbejmë vetes. Prandaj ju ftoj të bashkohemi te gjithë dhe të dëshmojmë që nuk është anti-evropiane t’i dalësh Zot vendit tënd. Shihemi më 9 janar./KOSOVANEWS