Lajmet e fundit
Hoti: Veseli të respektoj vullnetin e deputetëve për seancë të jashtëzakonëshme për shtetasit turq

Hoti: Veseli të respektoj vullnetin e deputetëve për seancë të jashtëzakonëshme për shtetasit turq

avdullah-hoti-minister-i-financave-1-650x358Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se sot është dashur të mbahet seancë e jashtëzakonëshme për deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Ai përmes një postimi në rrjetin social facebook ka shkuar se kjo seancë është mbështetur nga Grupi Parlamentar i LDK-së dhe dy grupet tjera parlamentare mirëpo sipas tijë kryesia e Kuvendit nuk është mbledhur për ta proceduar këtë kërkesë.
Statusi i plotë:
Sot në orën 11:00 është dashtë të mbahet seanca e jashtëzakonshme për skandalin e deportimit jo ligjor të gjashtë shtetasve turq sipas kërkesës të Grupit Parlamentar të LDK-së, mbështetur edhe nga dy grupe të tjera parlamentare. Kryesia e Kuvendit nuk është mbledhur për të proceduar me këtë kërkesë dhe si rezultat seanca nuk mund të mbahet sot.
Ne kemi dorëzuar një kërkesë tjetër që kjo seancë të mbahet nesër në orën 14:00. Pres që Kryetari i Kuvendit të respektojë normat e Rregullores të Kuvendit dhe vullnetin e 40 deputetëve dhe të mbledhur sa më parë Kryesinë e Kuvendit për të caktuar seancën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.