Pas kërcënimeve që ju bënë mediave në Kosovë, nga mbështetësit e ISIS- it, Policia e Kosovës thonë se janë duke punuar dhe hetuar rrethanat e këtyre kërcënimeve, por që deri me tani nuk ka të identifikuar lidhur me rastin.
Për të kuptuar se deri ku kanë shkuar hetimet, “Zeri.info”, ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Hoxha ka thënë se rastin janë duke e hetuar njësitet kompetente policore, dhe se Policia e Kosovës është duke hetuar dhe punuar intenzivisht për zbardhjen e këtyre kërcënimeve.
“Rastin janë duke e hetuar njësitet kompetente policore, gjithashtu të gjitha veprimet tjera policore duke e përfshirë edhe ngritjen e nivelit të sigurisë janë ndërmarr konform vlerësimeve dhe analizave që i bënë policia e Kosovës. Po ashtu Policia e Kosovës është duke hetuar dhe punuar intensivisht për të zbardhur rrethanat e këtyre kërcënimeve”, ka thënë Hoxha.
Ndërsa sa i përket sigurisë në vend, Hoxha ka inkurajuar qytetarët që edhe me tutje të bashkëpunojnë me organet e rendit në mënyrë që me kohë të merren veprimet parandaluese.
“Është e rëndësishme të potencohet se bashkëpunimi është i mirë me qytetarët, që deri tani janë faktorët më të rëndësishëm për të mbajtur gjendjen e sigurisë në ketë nivel. Prapë ne inkurajojmë qytetarët që edhe me tutje të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe të sigurisë për çdo aktivitet që mundë të vlerësohet me rrezik potencial për sigurinë e përgjithshme, në mënyrë që me kohë të ndërmerren edhe veprime parandaluese”, ka thënë Hoxha.
Ndryshe mbrëmë në e-mailin e redaksisë së “Zëri”-it, dhe të mediave tjera ka arritur një e-mail nga Ebubekr Albani, i cili thotë se sulmi në Francë ishte vetëm fillimi.
“Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirbërësit Ju (kryqtarët) po e fyeni profetin tonë, po e sulmoni shtetin tonë, po i mbysni fëmijët tanë dhe po i përdhunoni grat tona. Dhe ju vërtet mendoni se ne harrojmë? Jo, pasha Allahun! Ushtarët e Hilafetit do të sulmojnë vazhdimisht pamëshirshëm dhe ky ishte vëtëm fillimi. Rrugët e juaja do të mbushen me gjak në lindje dhe perendim. Dhe kush do të na ndal neve? Kush do ti ndal flakët e luftës të prekin kryqtarët në Amerik, Britani, Rusi, Gjermani, Kosovë, Itali, Maqedoni dhe Spanjë? Prandaj ju përgezojmë o ushtarët e Hilafetit për këto sulme të fuqishme! Është koha për hakmarrje dhe lufta sapo ka filluar. Dhe Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve Përkrahësit e Hilafetit në Shqipëri “, thuhet në e-mailin dërguar mediave në Kosovë.