Lajmet e fundit

Hoxha rrëfen për vrasjet e pasluftës dhe ‘komandantët’ e Prizrenit

Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha ka komentuar një skeç të luajtur nga humoristët – Stupcat, lidhur me disa “profiter”, të cilët në kohë lufte mendonin si ta vjedhin shtetin dhe popullin, njofton agjencia e lajmeve INA.

Realitet i hidhur i interpretuar nga Stupcat legjendar. Deri sa UÇK-ja e frontit luftonte dhe rrezikonte për popull , horrat bënin plane se si me na vra mas shpine dhe si ta plaçkitin popullin.

Deri sa ne e banim dert se si do të mbijetojmë me familjet tona, mbas lufte këta horrat tonë që ju besonim bënin plane se si me na vra mas shpine, që tradhetit e tyre ndaj popullit dhe UÇK,  mos të ketë kush ta denoncoj apo të ju bëj pengesa.

Nuk dijë si kanë ndodhur tradhtitë në UÇK e Kosovës por tek ne, në UÇK kombëtare, e dijë mirë . Ne komandantët, Hoxha, Teli, Tahir Sinani etj,  u eliminuam nga komandantët e Prizrenit, Ali kjameti , Zilqifli Adilovski e Musa Xhaferi, e tjerë shtabista, të cilët nuk bënin tjetër në Prizren përveç se si të na likuidojnë e si ta vjedhin popullin.

Turp dhe Tradhtitë qofshin mbi ju dhe familjet tuaja o Tradhtar. Shkavit i ka pas hije me na vra dhe me na plaçkit por jo edhe juve ore pjellë e fëlliqur Tradhëtar Tradhetar, Tradhtar he Allahu ju turpëroftë në këtë jetë dhe tjetrën”, është shprehur Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.